Mobilizimi i mijëra trupave nga Vladimir Putin për luftën në Ukrainë do të përshkallëzojë konfliktin, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg shtoi se kërcënimi i presidentit rus për të përdorur armë bërthamore ishte “retorikë e rrezikshme dhe e pamatur”.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ishte një surprizë, por se do të përshkallëzonte konfliktin, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Stoltenberg tha se lëvizjet e Putinit demonstruan “se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij” dhe ishte e qartë se presidenti rus kishte bërë “një llogaritje të gabuar të madhe”.

“Ne do të sigurohemi që të mos ketë keqkuptim në Moskë se si do të reagojmë saktësisht”, tha ai. “Sigurisht që varet nga çfarë lloj situate apo çfarë lloj armësh mund të përdorin”.

“Gjëja më e rëndësishme është të parandalojmë që kjo të ndodhë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë kaq të qartë në komunikimet tona me Rusinë për pasojat e paprecedentë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Inflacioni në Eurozonë arrin në 3 për qind, niveli më i lartë brenda një dekade

Inflacioni në Eurozonë ka arritur nivelin më të lartë brenda një dekade,…

Kosova e ekspozuar ndaj dezinformatave ruse dhe serbe – ekspertët e mediave thonë se kjo po ndodh për shkak të mungesës së edukimit medial

Nga Jehona Hulaj Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ka pasur…

Virusi korona, dy viktima dhe 18 raste të reja në vend

Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në…

16 mijë punëtorë pa paga, 7 mijë në pushim të detyruar! Qeveria nuk ka plan B

Qeveria nuk ka një plan B për të shpëtuar qytetarët, të cilët…

Lufta kundër kontrabandës, Llugaliu: Veriu ka shërbyer si strehë për të fshehë aktivitetin kriminal

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në një intervistë…