Një zjarr i madh ka kapluar sot depon qendrore të kompanisë Elkos e cila është në pronësi të biznesmenit Ramiz Kelmendi. Dëmet llogariten të jenë të mëdha.

E nga zjarri thotë se ka mundur të pësoj edhe vet afaristi Kelmendi. Ai ka shpjeguar se si hyri në depo për ta shuar zjarrin, e që gati e pësoi edhe vet. E lëndime nga zjarri kanë marrë tetë persona.

“Unë edhe vet hyna me intervenu, gati mbeta brenda. Kur e pash gjendjen, hyra me intervenu me aparatat me ato gjanat, por veçse ishte e kote. Depoja- magazina është 200 mijë metra katrorë. Më e madhja në Kosovë e në regjion. Në momentin kur zjarri ka kapluar depon, nuk ka qenë askush,”- ka thënë Kelmendi.

Tutje ai ka treguar se në momentin kur depo është kapluar nga zjarri, brenda nuk ka qenë askush.

“Ende nuk po e dimë shkaktarin. Këta personat që janë lëndu kanë qenë prej objekteve tjera që kanë hy me e ndalë zjarrin, që kanë tentu me vepru,”- ka thënë Kelmendi për Nacionalen.

E nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës thanë se në vendngjarje ka dalë policia e zjarrfikësit.

“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i policisë Fadil Gashi.

Tutje nga Spitali i Pejës kanë njoftuar se si pasojë e zjarrit në depon e ELKOS-it për momentin janë duke u trajtuar tetë pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Blinken flet me Vuçiqin për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të marrëveshjes

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas Albin Kurtit ka biseduar në…

Inspektorët largohen nga zyrat e “Besa Trans-Shkup”

Inspektorati Shtetëror për Transport është larguar nga zyrat e zyrat e kompanisë…

Krijuesja e AstraZenecas: Koronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme

Krijuesja e vaksinës AstraZeneca, Dame Sarah Gilbert, ka thënë se koronavirusi ka…

Specialja arsyeton deklaratat kundërthënëse të Trendafiloves 4 vjet më parë

Katër vjet më parë, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Eketarina Trendafilova, kishte…

Themelohet mekanizmi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin për mekanizmin…