Komisioni Evropian (KE) sot do të miratojë pakon për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me një raport të veçantë për progresin e secilit prej vendeve në procesin e integrimit evropian, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Ky është raporti i parë i KE-së për vendin pas konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në që u mbajt në Bruksel më 19 korrik, e cila hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim.

Në draft-raportin e Komisionit Evropian, i cili duhet të publikohet sot, dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje vlerësohet se Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht sipas pothuajse të gjitha kritereve. Progres vërehet vetëm në kriteret ekonomike ndërsa ka progres shumë të mirë në përputhshmërinë e vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane.

“Nevojiten përpjekje vendimtare për të ndërtuar një dinamikë për reforma dhe për të ecur përpara në procesin e negociatave me BE-në. Një fokus i veçantë nevojitet për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit ekzistues, në vend të nisjes së nismave ad hoc”, thuhet ndër të tjera në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Der Spiegel”: Ballkani kërcënohet nga një konflikt i ri, pasojat do jenë të mëdha

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan.…

Abazoviq në cilësinë e qytetarit paraqitet në polici: Audio-regjistrimi ishte montazh klasike

Lideri i GP URA dhe zëvendëskryeministri. Dritan Abazoviq sot në cilësinë e…

Shtatë persona nga Kumanova dhe Likova pozitiv në koronavirus

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë ka regjistruar shtatë persona pozitiv në…

Si çdo herë, Izraeli sulmon Gazën gjatë muajit të ramazanit

Izraeli ka goditur me raketa disa objektiva në Rripin e Gazës herët…

Mediat serbe: Kurti na kërkoi 22 miliardë euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet

Gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar një kërkesë arrogante deklaratat e Albin…