Komisioni Evropian publikon sot paketën vjetore të zgjerimit të vitit 2022, si dhe raportet e vendeve, përfshirë edhe Kosovën, raporti i së cilës do t’i dorëzohet kryeministrit Albin Kurti.

Ndërsa si pjesë e raportit vjetor për Serbinë, i cili do të paraqitet sot në Strasburg, Komisioni thekson se Serbia ka bërë përparim në harmonizimin e kritereve të BE -së, veçanërisht në fushën e politikës së kujdesit dhe energjisë.

Tutje, KE-ja ka përsëritur se shpejtësia e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE do të vazhdojë të varet kryesisht nga shpejtësia e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, raporton Tanjug.

“Serbisë i kërkohet që të bëjë përparim të mëtejshëm në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani me Kosovën dhe të “kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, detyruese për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

“Kjo marrëveshje është urgjente dhe vendimtare për Serbinë dhe Kosovën në mënyrë që të bëjnë përparim në rrugën e tyre drejt BE -së,” thekson komisioni në një raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…