Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan të premten një marrëveshje që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve dhe njohjen reciproke të diplomave universitare.

Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu:

“Studentët tani duhet të paguajnë 300 deri në 500 euro vetëm për të njohur diplomat. Me këtë marrëveshje, kjo kosto do të jetë zero,” tha Bregu përpara një takimi të zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Bregu tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor –Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina – do të bien dakord gjithashtu për lëvizjen e lirë të njerëzve pa karta identiteti.

“Kjo do të thotë se muri i fundit i regjimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, do të zhduket”, tha Bregu, e cila drejton prej vitit 2019, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, që promovon integrimin evropian të rajonit./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bujar Osmani nuk pajtohet me Izet Mexhitin!

“Nëse nuk ndryshon diçka në BDI dhe në riformatimin e Qeverisë, atëherë…

NATO prononcohet për hapësirën ajrore mbi Kosovë

Komandanti i KFOR-it ka autoritetin parësor për të përdorur hapësirën e ulët…

Zelensky akuzon Rusinë për kryerjen e gjenocidit në Donbas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një…

Zbulohet “porta e fshehtë” 360 vjeçare e Parlamentit britanik, për të cilën njerëzit mendonin se ishte një dollap i energjisë elektrike

Një rrugëkalim i harruar në Parlamentin britanik, i ndërtuar për kurorëzimin e…

Shqipëri, 169 raste të reja me Covid dhe 4 viktima

Shqipëria ka shënuar sërish një ulje të numrit të infektimeve ditore me…