Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos thotë se ka pritur qëndrim më të qëndrueshëm të Evropës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai në intervistën e tij për “Efimerida ton sindakton”, i komentoi vendimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për vendin tonë.

“Ekziston rrezik i përgjithshëm për kredibilitetin e BE-së nëse thuhet se nuk i plotësohen vendimet ndaj vendeve siç janë Maqedonia e veriut që në mënyrë të plotë i përmbushën detyrat e tyre. Për këto arsye pritja qëndrim më të qëndrueshëm të Evropës për këtë vend. Por, edhe kështu, është e hapur rruga për nisjen e bisedimeve nga tetori”, thotë Katrougalos.

Në raport me qëndrimet e opozitës nga të dy vendet, i pari i diplomacisë greke thotë se është pozitive që “Demokracia e Re” e pranon Marrëveshjen e Prespës dhe shton se është e rëndësishme që në konkluzionet e Këshillit për punë të përgjithshme është përfshirë edhe zbatimi i marrëveshjes./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…