Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacient të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-25, Kumanovë-13, Prilep-5, Strugë-1, Manastir-4, Ohër-1 dhe Koçani-4. Tashmë në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 553 persona.

Dy pacient kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup, një 58 vjeçar nga Zhelina Tetovës, i cili ishte pranuar me 21 prill në Klinikë dhe një 81 vjeçar, pacient nga Kumanova, i cili ishte pranuar në Klinikë me 15 prill.

Në Spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova në moshën 47 vjeçe, i cili ishte pranuar në spital me 3 prill.

Ndërsa në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeçe me sëmundje shoqëruese si ciroza dhe sëmundje të zemrës.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 65.

Në 24 orët e fundit janë kryer 289 teste, prej të cilëve 13 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-4, Kumanovë-5, Prilep-2 dhe Tetovë-2. Me statistikat e fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1399, prej të cilëve 781 raste janë aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…