Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar bilancin duke raportuar se kanë marrë trajtim në spitale 750 të lënduar, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe të Durrësit. Sipas Ministrisë aktualisht janë shtruar 65 të lënduar gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar.  Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë 572 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura.

Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Tiranë dhe Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë. Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti janë në gatishmëri të përforcuar, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli nënvizoi se 4 persona të dëmtuar nga tërmeti janë në observim në spitalin e Traumës. Sipas drejtorit në këtë spital janë 33 të shtruar, ndërsa një i plagosur është transferuar në Itali.

Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti është 41, ndërsa të lënduarve është 750.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…