Policia gjatë mbrëmjes së djeshme ka kapur rreth 67 kg marihuanë në vlerë të 250.00 eurove, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se droga është kapur në një automjet që është ndaluar rreth orës 15:30 në pikën pagesore “Otovica”, e që më pas gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar “Bllacë” është zbuluar i ashtuquajturi bunker brenda veturës, ndërsa droga kishte për destinacion përfundimtar Turqinë.

“Rreth orës 15:30 në vendkalimin e pagesës Otovica, në drejtim të Shkupit, kanë ndaluar automjetin e tipit “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.J.(46) nga Shkupi. Nën dyshimin se automjeti po transportonte lëndë narkotike, është transformuar në pikën kufitare Bllacë, ku ekipi i doganës lëvizëse dhe me përdorimin e qenit zyrtar të doganës ka kryer kontroll të detajuar dhe ka zbuluar një bunker të posaçëm hapësinor në dysheme të automjetit, përfshi këtu edhe dyshemenë e bagazhit, si dhe vetë rezervuarin e automjetit, të cilat ishin të mbushura me disa pako marihuanë në masën rreth 67 kilogramë”, tha zëdhënësja e MPB-së. , Suzana Pranjiç Talevska.

Sipas MPB-së, personi në këmbim të 2.500 eurove është angazhuar që ta transportonte drogën nga Republika e Shqipërisë, nëpërmjet territorit të vendit tonë, deri në Turqi./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tërmet në Shqipëri

Mbrëmë ka ndodhur një tërmet në Shqipëri. Sipas faqes emsc-csem.org, lëkundjet janë…

Zjarri në komunën e Likovës është shuar, nga Drejtoria kërkojnë masa në nivel shtetëror

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim propozojnë ndërmarrjen e masave në nivel…

Kryeministri Kurti: Javën që vjen nisin punimet në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Javën që vjen do të nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën…

Pierre Richard Prosper: Gjykata Speciale është e padrejtë

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje…

Përfshirja në Partneritet për Paqe kërkon miratimin e vendeve anëtare

Paralajmërimet e Kosovës se do të kërkojë përfshirje në Programin e Partneritetit…