Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka folur për takimin e së hënës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kandiq vlerëson se procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të niste nëse Vuçiq do të deklaronte të hënën se do të ndërtojë një memorial në Batajnicë afër Beogradit në nderim e kujtim të 800 njerëzve të vrarë në Kosovë.

Në fillim të vitit 2000, në Batajnicë, në poligonin e njësisë speciale anti-terroriste të policisë serbe, u zbulua varreza masive me trupat e qindra shqiptarëve të Kosovës që ishin vrarë në vendin e tyre nga forcat serbe, dhe më pas ishin bartur në atë hapësirë, në një tentim të strukturave shtetërore të Serbisë, të asaj kohe, për t’i fshehur gjurmët e krimeve të bëra.

Kujtojmë se institucionet serbe ndër vite kanë refuzuar kërkesën e organizatave e individëve të ndryshëm që në vendin ku u zbulua varreza masive të vendoset një pllakë-përkujtimore apo memorial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Banorët lajmërojnë policinë pasi në lagje e shohin të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares – ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e…

Kryeministri i Indisë merr goditjen elektorale në shtetin kryesor

Partia Hindu-nacionaliste e Kryeministrit Indian Narendra Modi pësoi një pengesë të dielën…

Rusia po sulmon përgjatë një fronti prej 480 km

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se ushtria ruse po sulmon përgjatë…

NATO rrit praninë në Detin e Zi si paraljamërim ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të miratojnë këtë javë një rritje…

Reduktimet e rrymës gjatë dimrit, Ukraina u bën thirrje refugjatëve që të qëndrojnë jashtë vendit

Refugjatët që ikën pas pushtimit rus të Ukrainës duhet të qëndrojnë jashtë…