Presidenti kinez, Xi Jinping, ka pritur sot në Pekin kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e parë të një udhëheqësi të një vendi të G7 në Kinë, në tre vjet.

Vizita e diskutueshme vjen vetëm disa ditë pasi Xi forcoi pushtetin e tij dhe teksa tensionet janë të larta mes Perëndimit dhe Pekinit për çështje që variojnë nga Tajvani deri te abuzimet e dyshuara të të drejtave të njeriut.

Scholz dhe delegacioni i drejtuesve të biznesit u testuan për COVID-19 pas mbërritjes.

Lideri gjerman do të zhvillojë edhe bisedime me kryeministrin Li Keqiang në udhëtimin njëditor.

Xi tha se vizita nga Scholz do të rrisë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, do të thellojë bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme dhe do të krijojë plane të shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Gjermani në fazën tjetër.

Scholz do të përpiqet të theksojë nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm ekonomik me Kinën, raporton DW.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zaev jep dorëheqje

Kryeministri Zoran Zaev ua uroj fitoren kundërshtarëve në këto zgjedhje, ndërsa tha…

Janeva edhe sot do të mbetet në spital?!

Ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva, me shumë gjasa edhe ditën e sotme…

I doli para një tufë luanësh, udhëheqësi “ngrin” në vend

Një udhëheqës i një ekspedite u trondit kur po ndiqte gjurmët e…

​Von der Layen: BE-ja duhet të përgatitet për variantin e ri Omicron

Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e…

Prokuroria heton aferën për zv/ministrit Musa

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur hetim në lidhje me rastin…