Kryeministri kanadez Justin Trudeau, njoftoi se ka emëruar një përfaqësues special për të luftuar islamofobinë në Kanada.

Amira Elghawaby është një ish-gazetare, bashkëthemeluese e Rrjetit Kanadez Kundër Urrejtjes dhe ka qenë e personi kyç në krijimin e Këshillit Kombëtar të Myslimanëve kanadezë (NCCM), organizata më e madhe myslimane në vend.

Si përfaqësuese speciale, Elghawaby do të udhëheqë luftën e qeverisë federale “kundër islamofobisë, racizmit sistematik, diskriminimit racor dhe intolerancës fetare”, u tha nga zyra e kryeministrit.

Në mënyrë të veçantë, ajo do të këshillojë qeverinë Trudeau se çfarë politikash dhe legjislacioni duhet të miratojë, për të kundërshtuar “kërcënimin” e islamofobisë.

Emërimi i saj u mirëprit nga Stephen Brown, kryeshefi ekzekutiv i NCCM-së.

“Ndërsa ishte në NCCM, Amira ishte një avokate e pasionuar, duke luftuar kaq shumë beteja kritike për komunitetin tonë në një kohë kur kishim nevojë për një kampion”, tha Brown.

“Ne presim të vazhdojmë të punojmë me të, zyrën e saj dhe të gjithë ata që duan të eliminojnë kërcënimin e islamofobisë në Kanada”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rasti i Oliver Ivanoviqit, dëshmitari i mbrojtur thotë se po kërcënohet me jetë ai dhe familja e tij

Pa praninë e medieve të premten ka vazhduar seanca në rastin e…

Në Strugë janë zhdukur dokumentat orgjinale të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

sekretari personal i Ismail Qemalit .Shtëpia e tij u shtetëzua nga komuna…

Sondazhi i Euronews: PS merr më shumë vota në 25 Prill se e gjithë opozita e bashkuar

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë…

Gjithnjë e më pak të rinj në Gjermani

Asnjëherë nuk ka pasur kaq pak të rinj të moshës 15 deri…

Pamjet e filmuara me dron tregojnë tmerrin në Mariupol, vend ky që vazhdimisht granatohet nga rusët

Pamjet e filmuara nga ajri me dron në qytetin ukrainas Mariupol, tregojnë…