Në Luginën e Preshevës është duke votuar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Bartësi i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kërkuar angazhim për të pasur minimalisht tre deputetë shqiptarë në parlamentin serb.

“Duhet të angazhohemi që të ruajmë nivelin e përfaqësimit së paku me 3 deputet. Është më rëndësi vazhdimi i luftës politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës që po na mohohen nga të gjitha qeveritë me radhë. Nuk besoj se do të ketë një qeveri demokratike, përveç nëse rrethanat gjeopolitike që po krijohet do të ndikojnë në një proces të përshpejtimit të integrimit në BE, Serbia t’i përmbushë standardet e BE-së”, tha Kamberi pasi ushtroi të drejtën e tij të votimit.

Kamberi komentoi edhe numrin e madh të serbëve të ardhur nga Kosova për të votuar në Bujanoc.

“Serbia ka orientuar, sidomos nga Anamorava të votojnë në Bujanoc. Nuk është vendimi më fatlum që të votojnë në Bujanoc”, tha ai.

Kujtojmë se partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA-ja regjistroi afër 250 mijë raste të reja me coronavirus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 249,709 raste të reja me coronavirus,…

Bedri Ajdari: Fatime Fetai, si Gordana Geshkovska (Video)

Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” ka…

Zelensky i bën thirrje nënave ruse të mos i dërgojnë fëmijët në luftë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë apel nënave ruse që të…

Rama komenton deklaratat e Vuçiç: Nuk ka shanse për luftë, Kosova shtet i pavarur dhe demokratik. Serbia e humbi luftën

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel kryeministri Edi Rama…

Remenski: Nuk ndihem fajtore

Deputetja Frosina Remenski tha se nuk ndjehet fajtore për pretendimet nga hetimi…