Shaimp Kamberi tha se ende ka mbetur dhe 1% e votave që mund të ndryshojnë situatën dhe shqiptarët të mund të marrin një mandat në parlamentin serb. Në një intervistë për Euronews Albania ka thënë se duhen edhe 300 vota për të fituar një ulëse.

“Akoma nuk është përfundimtare meqenëse kanë mbetur edhe 1 për qind e votave për tu numëruar në nivel të Serbisë. Kemi dy vendvotime në Bujanoc të cilat sot i kemi atakuar për shkak të parregullsive të cilat janë hetuar. Lista jonë për 300 vota nuk arrin të fitojë mandatin pra në këtë moment dhe nëse arrijmë t’i anulojmë zgjedhjet në dy vendvotime atëherë ekziston një shpresë që me një mobilizim më të madh do të kemi mundësi të fitojmë një mandat”, tha Kamberi.

Kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar tha se ka ndikuar pasivizimi i adresave të shqiptarëve që po jep rezultat gradualisht dhe migrimi si pasojë e diskriminimit nga Serbia.

“Ne nuk kemi pasur një listë të përbashkët për shkak të konceptit politik të cilin kemi dashur ta ndjekim pas zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Kamberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Siljanovska drejtuar Zaevit: Jam jashtë konceptit ku punë ka vetëm për fëmijët e zyrtarëve tuaj

Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ka reaguar në…

Qeveria e RMV-së miratoi propozimin për shkurtimin e periudhës së izolimit nga 10 në 7 ditë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se mbrëmë (24 janar 2022), Shtabi…

Shpërthim i madh në zonën e Leverkusenit, autoritetet e konsiderojnë si rrezik ekstrem

Një shpërthim i madh në Gjermani dridhi shtëpitë në qytetin e Leverkusenit,…

Timonie: T’i jepet fund mosndëshkimit të elitave politike të të dyja palëve

Franca ende nuk ka vendosur si të do prononcohet për fillimin e…

Qeveria i kërkon FMN-së analizë për koston e krizës

Qeveria ka kërkuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar të dalin…