Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur dështim mbajtjen e referendumit dje në Serbi.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, tha se pjesëmarrja e më pak se 30% të qytetarëve në këtë referendum nënkupton dështim.

“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, ka shkruar ai.

Të dielën në Serbi është mbajtur referendumi për ndryshimin e kushtetutës, gjegjësisht ndryshimet që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Këto ndryshime bëhen me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

PSP nuk do të paguaj para për qiranë dhe faturat fiskale të Janevës

Shefja e PSP-së, Katica Janeva nga një shtatori të këtij viti nuk…

Foreign Policy: Urdhri i ri ekzekutiv i Bidenit paralajmëron ndryshime karshi Serbisë

Trajtimi i Kosovës dhe Serbisë nga SHBA-ja dhe BE-ja është tema të…

ASH-ja kërkon të merren masa urgjente në burgje

Departamenti Juridik pranë Aleancës për Shqiptarët, sot nëpërmjet një videokonference ka reaguar…

Maqedonia e Veriut do të harxhojë 3 milionë euro për blerjen e hapësirave për misionin në selinë e NATO-s në Bruksel

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e obligoi Ministrinë…

Katari po punon me talibanët për ta rihapur aeroportin e Kabulit

Katari është duke negociuar me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit…