Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë Zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

CNN raporton se një akuzë e tillë për qytetaren, Niviane Petit Phelps është ngritur në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Rajonin Jugor të Florida.

Më 3 mars, agjenti special David Ballenger u njoftua se kishte marrë një informacion për vrasjen e Kamala Harris.

Kërcënimet iu dërguan bashkëshortit të saj. Një agjent special i Shërbimit Sekret i caktuar për çështjen mori videot dhe fotografitë që i ishin dërguar bashkëshortit të saj nga Phelps.

“Videot (që janë me rëndësi për këtë hetim) përshkruajnë Phelps duke u ankuar dhe duke folur me zemërim në kamera për urrejtjen që kishte ndaj Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris. Në këto video, Phelps bëri deklarata në lidhje me vrasjen e Zëvendës Presidentes Harris”, shkruan CNN.

Në një nga videot, “Phelps deklaroi: Kamala Harris do të vdesësh. Ditët e tua janë të numëruara tashmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…