Departamenti për krime të dhunshme në Njësitit për krim të dhunshëm pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike-Shkup, kundër M.S. (40), Q.S (23), M.S. (47) I.S. (25), R.I. (24), B.E. (32) dhe V.K. (24), të gjithë nga Shkupi, të dyshuar se kanë kryer vepër penale “dhunë”, të dënueshme sipas nenit 386 nga Kodi Penal.

Më 09.05.2020 rreth orës 15.10, njoftuan sot nga Ministria e Brendshme se të denoncuarit mbërritën në platformën për varka në kanionin Matka në pronësi të A.S. (40), S.S. (41) dhe S.S. (31), të gjithë nga Shkupi.

“Menjëherë pas kësaj, i pandehuri i parë sulmoi fizikisht A.S., ndërsa i pandehuri i katërt e kërcënoi atë me thikë.Pastaj, i pandehuri i dytë sulmoi fizikisht S.S. (31). Në atë moment, ndërhyri një oficer policie, i cili u përpoq t’i ndante dhe të qetësonte situatën, por i denoncuari i parë gjuajti një predhë nga pistoleta për sinjalizim ndriçues dhe me zë ndaj të dëmtuarit A.S.”, sqarohet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…