Bajram Selmani /

Kalimthi

Si nuk të pash, kur të ndjeva,
isha kalimthi;
takova të tjerë, disa me hanxhar
disa me dyfek në dorë,
sikur donin të bënin pusi,
unë isha kalimthi,
kisha rrugë për të bërë
Për në strehën time, ku
çdoherë më pret një gjuhë gjarpëri,
që më cimbos, më kafshon,
më helmon

Shkronjat që rradhisja, fletët që i ruaja me zhdukeshin
bashkë me flakën e syve të mi
Edhe gjurmët që më shpienin
në fund të botës
Unë kisha rrugë për të bërë
Të iki nga shtëpia blu e të mjerëve,
Ku zymtësia po i verbonte
Ku jeta i kishte veshur me leckat e vdekjes palaço

Unë kisha rrugë për të bërë
Ecja nëpër ofendime, sharje, përçmime
Gozhduar për kryqin e krenarisë
sikur si kuptoj,
buzagaz kaloja,
Sepse
kisha rrugë për të bërë,
gjithnjë kalimthi
Përskaj teje
Zemër e thyer
Me fjalën e mbyllur në dry

27.05.2022, Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

A jemi “një komb – një kulturë”

Midis nesh Programet konkrete bëjnë që strategjitë të mos ngelin vetëm teori…

“Burimet” e idesë për zhvillim autonom të “kulturës provinciale”

Midis nesh Në fondin e dokumenteve nga politika e jashtme e Mbretërisë…

MEDIOKRITETI NË KRIJIMTARINË LETRARE

REXHEP QOSJA / “… Numri i mediokriteteve në letërsitë e vogla kombëtare…