Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina për në Poloni ka filluar të bie ditët e fundit, me 30 mijë e 500 kalime, 6.4 përqind më pak se një ditë më pare.
Deri në orën 06:00, 6 mijë njerëz kishin kaluar në këtë vend, kjo është 11 përqind më pak nga e njëjta periudhë e së premtes.
Më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i luftës, raporton BBC.
Disa nga ata njerëz që ikin nga Ukraina janë larguar tashmë nga Polonia, por eksperti i migracionit në Universitetin e Varshavës, Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2 deri në 1.3 milionë refugjatë mbeten aty.
Ndryshe, bëhet e ditur se më shumë se 300 mijë njerëz kanë hyrë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë që nga fillimi i luftës.