Themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, i është dhënë leje për ta apeluar vendimin që mundëson ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni dëshiron ta përballë me gjykim Assange-in, lidhur me publikimin e 500,000 dokumenteve ushtarake që kanë të bëjnë me luftërat e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Londër ka përmbysur vendimin e një gjykate më të ulët që pamundësonte dërgimin e Assange-it në Shtetet e Bashkuara, me arsyetimin e rrezikut të vetëvrasjes.

Avokatët e Assange-it më vonë kanë sfiduar vendimin, duke argumentuar se gjykata më e lartë e shtetit duhet të marrë vendime “në bazë të pikave të ligjit që lidhen me rëndësi të përgjithshme publike”.

“Është pranuar kërkesa e palës së paditur për vërtetimin e kësaj pike”, kanë thënë gjyqtarët, Ian Burnett dhe Timothy Holroyde përmes një vendimi me shkrim.

Vetë gjyqtarët kanë thënë se ata nuk mund t’i japin të drejtë Assange-it për ta apeluar vendimin në Gjykatën Supreme.

Mirëpo Assange ka të drejtë të kërkojë drejtësi në bazë të asaj pike në gjykatën më të lartë, e cila më pas mund të vendosë nëse do të shqyrtojë rastin.

“Julian ka fituar”, ka thënë Stella Morris, e fejuara e tij, njëherësh nëna e dy fëmijëve të tij të vegjël.

“I takon tani Gjykatës Supreme për të vendosur nëse do të dëgjojë apelin e Assange-it”.

Turmat e mbledhura në qendër të Londrës e kanë mirëpritur këtë vendim.

Mbështetësit e tij kanë argumentuar se shëndeti i tij fizik dhe ai mendor është prekur rëndë nga qëndrimi në një burg të sigurisë së lartë në juglindje të Londrës.

Ai ka qenë mbrapa grilave sepse shihet si rrezik për arratisje, meqë më 2012 i ka ikur një dënimi me kusht, i cili lidhej me pretendimet se ka sulmuar seksualisht dy gra në Suedi.

Assange ka qëndruar shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kosova bëhet për herë të parë me Muze të Dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se 22 vite…

Në kohë pandemie, përmbaruesit kanë “thithur” 123 milionë euro

Edhe pse ishte vit pandemik dhe i vështirë për ekonominë, qytetarët dhe…

Stoltenberg paralajmëron Rusinë: Mos ndërhyni në Bjellorusi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot Rusisë…

​Lajçak: Me Osmanin u dakorduam të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit me presidenten…

Zelensky i thotë Putinit se është koha për t’u takuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje homologut të të…