Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, sot mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët “Parandalimi dhe monitorimi i korrupsionit në gjyqësor” organizuar nga Këshilli Gjyqësor i RMV-së. Pjesëmarrësit në diskutim diskutuan për Programin me planin e veprimit për monitorimin dhe parandalimin e korrupsionit në gjyqësor të përgatitur nga Këshilli Gjyqësor, në kuadër të projektit MATRA “Forcimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Holanda.

“Institucionet e drejtësisë luftojnë çdo ditë korrupsionin dhe në duart e tyre është ndjekja penale e autorëve të veprave korruptive në të gjitha sferat e shoqërisë. Prandaj, kur përballeni me sfidën e vështrimit në radhët tuaja, keni për obligim ta bëni këtë me dyfish më shumë përkushtim për t’u përballur me të gjitha rreziqet e korrupsionit dhe me dy herë më pak tolerancë për të gjitha format e veprimtarisë korruptive”, tha Joveski.

Joveski tha se vetëm tetë për qind e qytetarëve besojnë në gjyqësorë.

“Konfliktet e mundshme të interesit dhe ndikimet korruptive minojnë seriozisht integritetin dhe tronditin besimin tashmë të brishtë në institucionet tona. Vlerësimet se vetëm tetë për qind e qytetarëve ose ndoshta edhe më pak kanë besim në institucionet e drejtësisë na tregojnë se koha e ndërtimit të strategjive dhe angazhimeve deklarative ka kaluar prej kohësh. Ne kemi një detyrim urgjent në luftën kundër korrupsionit të kalojmë nga avokimi në veprime konkrete”, shtoi ai.

Prokurori publik Joveski theksoi aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe kodet etike, të cilat synojnë të dekurajojnë çdo përpjekje për ndikime korruptive dhe të rrisin besimin e qytetarëve në veprimet e paanshme të prokurorëve publikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA: Gjykata e Lartë nuk pranon të shqyrtojë apelin e Shkëlzen Berishës për akuzat ndaj tij

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi ta shqyrtonte një…

Raportohet për vrasjen e negociatorit ukrainas nga…

Shërbimi Sekret i Ukrainës raportohet se ka vrarë njërin nga negociatorët ukrainas,…

Pjesëtari i ‘Grupit Kumanova’ zbulon arsyen pse nuk pranon të ekstradohet në Kosovë

Njëri nga pjesëtarët e ‘Grupit Kumanova’, Hajrush Avdia ka thënë se nuk…

Dy aeroplanë udhëtarësh përplasen mes vete në Aeroportin e Frankfurt

Autoritetet gjermane njoftuan se një përplasje e vogël ka ndodhur mes dy…

OSBE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër zyrtarëve të saj të arrestuar në Ukrainën lindore

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje për…