Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka zbuluar në një intervistë të dhënë për BBC, se presidenti rus Vladimir Putin e kishte kërcënuar me sulm me raketë përmes një bisede telefonike që e kishin zhvilluar pak para pushtimit të Ukrainës.

Johnson asokohe ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, kurse Putin gjatë bisedës së gjatë pretendohet t’i ketë thënë se do të zgjasë “vetëm një minutë”.

Ai gjithashtu pranoi sesi e kishte kundërshtuar duke ia bërë të ditur se lufta “do të ishte katastrofë totale”, por Putin menjëherë kishte reaguar duke e kërcënuar.

Johnson kishte tentuar t’ia shpjegojë se lufta do të sjellë sanksione nga perëndimi dhe shtimin e trupave të NATO-s përgjatë kufijve me Rusinë.

Gjithashtu i kishte thënë se Ukraina akoma nuk do të jetë anëtare e NATO-s dhe se nuk ka arsye për veprime, por Putin i kishte thënë: “Boris, nuk dua të lëndojë, por me një raketë do të më duhej vetëm një minutë”.

Këto detaje i zbuloi në BBC derisa përshkruante bisedat e Putinit me liderët botërorë. Kur bëhet fjalë për reagimin e tij ndaj presidentit rus pas kërcënimeve, Johnson tha se nuk e ka marrë si diçka serioze për shkak se toni i zërit të Putinit dukej i relaksuar.

“Putin kundër Perëndimit”, do të transmetohet sot në BBC-2, kurse më vonë do të mund ta shohin të gjithë edhe onlinie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pentagoni kryen eksperimentet me armën hipersonike

SHBA ka testuar me sukses një raketë për të kryer një numër…

Gjendet drogë në një lokal në Shkup, arrestohen 8 persona

Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policët kanë kontrolluar…

Zbulohet mozaiku i figurës së Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, është zbuluar sot…

SHBA do të njoftojë blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore tokë-ajër me rreze të mesme dhe të gjatë për Ukrainën

SHBA planifikon të njoftojë që këtë javë se ka blerë një sistem…

Dyshime për sigurinë e spitaleve modulare

Banka Botërore e cila ka kredituar ndërtimin e spitaleve modulare nëpër vend,…