Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tashmë ka dështuar.

Johnson tha se Putin nuk e dinte se çka do ta priste atë kur i dërgoi trupat ushtarake në Ukrainë, raporton BBC.

Ai e akuzoi kreun e shtetit rus se ka kryer krime lufte të nivelit që nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani në Evropë.

“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani”.

“Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të kthejë pas tanket dhe armatën e tij”.

Boris Johnson po ashtu tha se duhet të gjendet një zgjidhje që respekton vullnetin e popullit ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bashkimi Evropian nesër vendos nëse do të hap kufijtë për vendet e Ballkanit

Vendet anëtare të BE-së nesër do të vendosin nëse do të hapin…

Arrestohen tre shtetas serbë në Gjilan, kapen me 11 kilogramë drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona shtetas të Serbisë pasi i…

Von Cramon: Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor ishte dështim i madh

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur…

Osmani në Portugali: Ky vend u bë pjesë e intervenimit të NATO-s në Kosovë, u vendosët në anën e duhur të historisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali,…

Ora policore gjatë uikendit nga 16:00 deri në orën 05:00, për të gjithë qytetarët

Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do…