Boris Johnson ka zbuluar një plan prej 6 pikash që ai shpreson se do të sigurojë që Rusia të dështojë në misionin e saj të tmerrshëm për të pushtuar Ukrainës. Kryeministri britanik tha se “nuk janë historianët, por populli i Ukrainës që do të jenë gjyqtarët tanë” për mënyrën se si bota reagon ndaj “sulmit të shëmtuar e barbar” të Vladimir Putin.

“Putin duhet të dështojë dhe duhet ndihmuar që të dështojë në këtë akt agresioni. Nuk mjafton të shprehim mbështetjen tonë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ne duhet ta mbrojmë atë kundër një përpjekjeje të vazhdueshme për të rishkruar rregullat me forcë ushtarake”.

Johnson pritet t’u bëjë thirrje homologëve të tij në mbarë botën që të bëhen bashkë në një plan prej 6 pikash që pritet të publikohet të dielën.

Ai do t’u bëjë thirrje liderëve që të mobilizojnë një koalicion humanitar ndërkombëtar për Ukrainën dhe ta mbështesin atë në përpjekjet për t’u vetëmbrojtur. Ai do të thotë se presioni ekonomik mbi Kremlinin duhet të rritet, ndërkohë që liderët i rezistojnë “normalizimit” të asaj që Rusia po bën në Ukrainë.

Johnson do të thotë gjithashtu se rrugët diplomatike për zgjidhjen e luftës duhet të ndiqen dhe se duhet të ketë një “fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë në të gjithë zonën euro-atlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kush ja numëron Ramës përgjigjet?

Kryeministri Edi Rama prezantoi në fund të dhjetorit nismën e re të…

40 raste të reja me Covid-19, shërohen 11 pacientë

Institutin për Shëndet Publik gjatë ditës së sotme ka regjistruar 11 pacientë…

Rusia kap kulmin e vdekjeve ditore nga Covid, 1178 viktima vetëm sot

Rusia ka regjistruar 1,178 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit…

Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi, thotë kryeministri polak Morawiecki

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për…

Gostivar, 4 punonjës mjekësorë të infektuar

Katër personat e infektuar nga stafi mjekësor i spitalit të Gostivarit, nuk…