Në ditën e dytë të seancës gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i bindur se do të shfajësohet nga akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte ashtu siç u shfajësua nga akuzat për trafikim organesh. Thaçi tha se ndërkombëtarët i kishin thënë se duhej themeluar Gjykata Speciale në mënyrë që të largohet reja e zezë mbi Kosovën.

“Bota tani e di qe nuk kishte trafikim organesh dhe “shtëpi të verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë unë, dhe populli edhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga kjo. Reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Sakrifica ia ka vlejtur. Pres te shfajësohem nga çdo akuzë në fund të këtij procesi”, deklaroi Hashim Thaçi, i akuzuar.
Mbrojtja e Thaçit hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë Speciale. Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, insistoi se Thaçi nuk kishte pushtet real gjatë luftës, ashtu siç pretendon prokuroria se ai ka udhëhequr një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

“… Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime, si një prej udhëheqësve politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi e dinte se suksesi i lëvizjes çlirimtare të Kosovës varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga SHBA-të…Përfaqësuesit e ZPS-së folën si kolaboracionistët shiheshin si rrezik ekzistencialë. I vetmi rrezik ishte ushtria serbe bashkë me forcat paramilitare”, tha Gregory Kehoe, avokati i Hashim Thaçit.

Sipas avokatit të Thaçit, Serbia ka kryer krime në Kosovë që shpesh kanë pasur për bazë edhe hakmarrjen.

Akuzat i hodhi poshtë edhe mbrojtja e Kadri Veselit. Gjykimi i ish krerëve të UÇK-së filloi një ditë më parë. Prokuroria prezantoi provat fajësuese. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

23 vjet nga konferenca e Rambujesë

Para 23 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet…

Infiltrim rus në mbrojtjen kibernetike gjermane?

Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme, Nancy Faeser, kishte në…

Shënohen 68 raste të reja me koronavirus

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve…

Ekskluzive: Kjo është marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe Listës Serbe (DOKUMENT)

Avdullah Hoti sot ka marrë besimin e 61 deputetëve për ta drejtuar…

A po vendos Rusia pajisje bërthamore pranë kufirit me Finlandën?

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë shkaktoi një ndryshim historik në…