Nga java e ardhshme mjekët amë do të japin “pasaportë të gjelbër” apo kod elektronik (QR kod) i cili do të shërbejë për qytetarët të cilët duan të udhëtojnë jashtë vendit. QR kodi elektronik do të ketë të dhëna mbi vaksinimin, testin PCR dhe për antitrupat si dëshmi se personi e ka kaluar infeksionin. Cilido nga parametrat të kërkohet nga shtetet Evropiane, kjo pasaporte do i plotësojë kërkesat. Lidhur me atë nëse të gjitha vendet e Evropës por dhe të botës do t’i pranojnë vaksinat me të cilat imunizohen qytetarët e Maqedonisë, ministri i Shëndetësisë tha se ende është vështirë të thuhet për një qëndrim të prerë sepse ka ndryshime qëndrimesh nga ana e shteteve të BE-së.

Cila do jetë politika e vendeve anëtare të BE-së apo e të gjitha vendeve një nga një në kuadër të BE-së, jashtë saj apo në gjithë botën tani është vështirë të thuhet. Kemi njoftime dhe informata, disa nga qëndrimet e disa shteteve ndryshohen, por sidoqoftë pasaporta jonë e gjelbër që e përgatisim do jetë gati në fillim të javës që vjen. Është pasaportë e cila në mënyrë elektronike përmes QR kodit dhe aplikacionit I cili mund të shkarkohet nga secilido telefon mobil do ketë hapësirë për 3 të dhëna”- deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Rekomandimi i fundit i komitetit nacional për imunizim është se qytetarët mund të vaksinohen një muaj pasi e kanë kaluar virusin, por vaksinimi të jetë me dy doza.

Qëndrimi jonë si shtet është se një muaj pasi ta kalojnë virusin qytetarët mund të vaksinohen kundër Kovid si dhe vaksinimi të jetë me dy doza nga cilado vaksinë”- pohoi Venko Filipce, Ministër I Shëndetësisë.

Për momentin në dispozicion janë vaksinat kineze Sinofarm, Pfizer dhe Astra Zeneca. Pos Astra&Zeneca-s e cila dozën e dytë e ka pas 3 muajsh, të tjerat jepen 21 ditë pas pranimit të dozës së parë. Deri më tash janë vaksinuar rreth 200.000 qytetarë nga rreth 400.000 të paraqitur.

Vjollca Aliti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…