Pas zgjedhjes së krerëve të dikastereve të ekzekutivit, radhën e ka zgjedhja e zëvendësministrave. Kryeministri Zaev ka deklaruar se kjo procedurë do të zhvillohet nga java e ardhshme.

Mediat tashmë kanë publikuar disa nga emrat që përfliten për postet e zëvendësministrave në disa dikastere, nga radhët e partive shqiptare. Në postin e zëvendësit të ministrit të Brendshëm mund të mbetet Agim Nuhiu, ose të zëvendësohet nga Bekim Maksuti, ish zëvendësministri i deritanishëm i Mbrojtjes. Në Ministrinë e Transportit, zëvendës pritet të jetë Rexhail Ismaili, edhe pse ai për Alsat tha se nuk ka njohuri për këtë. Ish ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti përflitet si emër i mundshëm për zëvendësministër të Drejtësisë. Nuk dihet akoma kush nga BDI-ja mund të vijë në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe atë të Mbrojtjes pasi Alsat kontaktoi disa nga emrat e përfolur dhe ata e hodhën kategorikisht poshtë kandidaturën e mundshme.

Nga Besa konfirmojnë emrat nga radhët e tyre të cilët pritet të marrin postet e zëvendësministrave.  Arafat Shabani është kuadër i kësaj partie, kandidat për zëvendësministër të Arsimit kurse Sedat Sulejmani për zëvendësministër të Kulturës.

Pas zgjedhjes së zëvendësministrave, radhën e ka eshaloni i tretë, ndryshimi i drejtuesve në disa institucione.

BDI-ja, sipas rezultateve nga negociatat për Qeverinë, ka fituar edhe disa drejtori të rëndësishme. Me MEPSO-n flitet se mund të drejtojë Musa Xhaferi ose djali i tij Arjanit Xhaferit, kurse me Agjencinë për Komunikime Elektronike, flitet se mund të drejtojë Gazmend Ajdini. Ish ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, flitet se mund të zgjedhet drejtues i Navigacionit të Maqedonisë kurse pozitën e anëtarit aktual Nazim Bushi në këshillin e drejtorëve në Telekomin e Maqedonisë mund ta marrë Sadulla Duraku. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore flitet se do të kalojë në duart e Ejup Rustemit, drejtorit aktual të Postës. Sa u takon posteve që pritet t’i zërë BDI-ja, asnjëri prej emrave të përfolur nuk është konfirmuar zyrtarisht./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…