Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke bllokuar asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e rritura të presidentit Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi  të Ministrisë së Jashtme të Japonisë.

Këto masat e reja përfshijnë gjithashtu edhe anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova.

Japonia ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, reduktimin e investimeve të reja në Rusi dhe ngrirjen e aktiveve të mbajtura nga bankat kryesore.

Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Të burgosurit kerkojnë të lirohen përkohësisht!

Të burgosurit në burgjet e Maqedonisë janë në panik nga mundësia e…

BE mbështet Francën në mospajtimet për paktin Aukus

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë solidarizuar me Francën, për shkak…

Një analizë, nga shtrati i spitalit ku jam shtruar në Madrid

Nga Havier Solana –  01/04/2020 Siç mund ta dinë shumë lexues, unë aktualisht ndodhem i…

NATO në mbledhje të jashtëzakonshme

Pas sulmeve ruse që filluan dje, sot NATO do të mbajë samit…

Gjatë ditës së djeshme 28 persona janë shoqëruar në polici për mosrespektim të orës policore

Gjatë ditës së djeshme (3 Prill 2020) 144 persona janë futur në…