Bregdeti perëndimor i Jpaonisë do të goditet sot nga një tajfun, kanë ngritur alarmin autoritetet.

Miliona njerëz janë këshilluar të largohen nga zonat ku priten efekte të forta, për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Tajfuni i fuqishëm u dobësua mbrëmë teksa arriti në tokë në qytetin jugor të ishullit Kyushu, Kagoshima, ndërsa shkaktoi dëme të mëdha.

Transmetuesi shtetëror NHK raportoi se një person vdiq dhe 50 të tjerë u plagosën teksa tajfuni kaloi përmes ishullit Kyushu, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende numrin, raporton AFP.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili ishte planifikuar të nisej sot për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të vonojë udhëtimin e tij me një ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia, tha zyra e tij. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Greqia vaksinë me detyrim për disa kategori

Mitsotakis: Punonjësit e shëndetësisë dhe të azileve, të parët Greqia ka vendosur…

Hill: Deklarata e Lavrov për “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se ndodhet në Ohër për të…

Khabib Nurmagomedov para perballjes me Dustin Poirer (VIDEO)

Përballja mes Nurmagomedov dhe Poirer do të zhvillohet me 07 shtator në…

Ukraina pret më shumë armatime të rënda nga SHBA

Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të…

Lëndohen dy shtetas të Maqedonisë në një aksident trafiku në Shqipëri

Dy shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident trafiku që sot…