Sekretari Gjeneral i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Igor Janushev në një konferencë për shtyp nga selia e partisë tha se qeveria e Zoran Zaevit më në fund shkoj në histori dje. Ai akuzoi drejtpërdrejt Zoran Zaevin, Radmilla Sheqerninskën, Oliver Spasovskin dhe të tjerë eksponentë të LSDM-së se e kanë çuar vendin në gjendje të mjerueshme. Ai tha se Zaev është njeriu që gënjeu dhe mashtroi gjithë popullin e Maqedonisë në këto tre vitet fundit dhe se vet Zaevi është një nga politikanët më pak të dëshiruara në historinë e vendit. Janushev tha se më 12 prill do të çojmë Zaevin në histori dhe do të marrim fatin e vendit në dorë dhe do rikuperojmë vitet e humbura në këto vite të qeverisjes së LSDM-së. Ai përfundoi fjalimin e tij duke thënë se të gjithë kriminelët si Zoran Zaevi do të paguajnë të gjithë për ato që i kanë bërë popullit. Ai premtoj dhe se VMRO-ja kur të vij në pushtet pas 12 prillit do t’i japim fund, krimit, korrupsionit dhe njerëzve të korruptuar që kanë marrë vendin peng.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…