Janë gjetur vajzat minorene të moshës 12 dhe 15 vjeçare, të cilat ishin zhdukur tre ditë më parë. Të afërmit e saj kanë njoftuar se qytetarët i kanë parë vajzat në një pjesë të Shkupit dhe i kanë ndaluar ato, më pas menjëherë kanë informuar policinë.
Ky lajm ka gëzuar familjarët, por ka rënduar gjendjen shëndetësore të babait të saj. Rasti po trajtohet në stacionin policor në Bit Pazar, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore apo psiqike e vajzave adoleshente.