85-vjeçarja Yocheved Lifshitz tha se rrëmbyesit e saj nga Hamasi u kujdesën për nevojat e saj, duke theksuar: “Kemi ngrënë bukë, djathë të bardhë dhe kastravecë, njësoj si ata

Një grua e moshuar izraelite, e liruar dje nga Hamasi që e mbante rob, tha se ishte trajtuar mirë gjatë dy javëve të saj me grupin palestinez, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për mediat, 85-vjeçarja Yocheved Lifshitz, tha se Hamasi i mundësoi asaj një mjek për të monitoruar shëndetin e saj dhe u angazhua për t’ia siguruar ilaçet.

Ajo shtoi se rrëmbyesit e saj nga Hamasi u kujdesën për nevojat e saj, duke theksuar: “Kemi ngrënë bukë, djathë të bardhë dhe kastravecë, njësoj si ata”.

“Ata na thanë se besojnë në Kuran dhe nuk do të na lëndonin”, tha ajo gjithashtu.

E pyetur se përse shtrëngoi dorën me një nga anëtarët e Hamasit gjatë lirimit të saj, ajo tha sepse ata “na trajtuan mirë dhe u kujdesën për të gjitha nevojat tona”.

Mbrëmë vonë, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, njoftuan se kishin liruar dy robër izraelitë, Yocheved Lifshitz dhe Nurit Cooper, për “arsye bindëse humanitare dhe shëndetësore”.

Një zëdhënës i Brigadave Al-Qassam tha se lirimi ndodhi përmes ndërmjetësimit të Katarit dhe Egjiptit.

Qeveria izraelite nuk e komentoi lirimin, që është i dyti që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor. Në rastin e parë, u liruan dy shtetas amerikanë.

Brigadat Al-Qassam njoftuan në një deklaratë të mëparshme se po mbajnë rreth 200-250 njerëz në robëri, duke përfshirë ushtarë dhe civilë izraelitë.

Kliko linkun

https://fb.watch/nU3g-CVYkD/?mibextid=Nif5oz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Konferenca në rastin e Salih Mustafës para apelit mbahet më 16 shkurt

Kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishel Pikar në bazë të…

Britania njofton sanksione kundër Bjellorusisë

Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e…

Komisioneri Varhelyi uron Kurtin: Kthimi i perspektivës evropiane në një realitet kërkon vazhdimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga…

Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një burrë dhe një grua…

Shtabi i krizës mbështet propozimin e MSH-së: Ora policore të filloj nga ora 23:00

Shtabi i krizës në mbledhjen e sotme ka mbështetur propozimet e Ministrisë…