Konflikti mes Izraelit dhe Palestines që prej disa ditësh kur ushtria izraelite sulmoi brenda xhamisë, tani është shkallëzuar e zgjeruar edhe në Jordanin Perëndimor.

Ushtria izraelite përforcoi sulmet e saj ndaj Hamasit natën e së shtunës dhe nga bombardimet e ushtrisë izraelite u shkatërruan në Gaza disa ndërtesa.

Asnjë shenjë për ndalimin e dhunës

Sipas të dhënave të mjekëve në zonat palestineze të shtunën (15.05)  në orët e mëngjesit nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 10 anëtarë të një familjeje, mes viktimave edhe tetë fëmijë dhe dy gra. Sulmi ajror, sipas të dhënave, u drejtua në perëndim të Rripit të Gazës, ku u rrëzua një ndërtesë trekatëshe në kampin e refugjatëve, al-Shati.

Edhe palestinezët vazhduan sulmet e tyre me raketa ndaj qyteteve izraelite. Në qytetin Bersheva në jug të Izraelit si edhe në zonat kufitare me Rripin e Gazës u dëgjuan të shtunën sirenat e alarmit. Për herë të parë që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit janë hedhur dy raketa nga Siria në  Izraelin verior. Nuk është e qartë, nëse ka një lidhje me shkallëzimin e situatës në konfliktin izraelito-palestinez. Krahas Rripit të Gazës dhe Izraelit konflikti po zgjerohet edhe në Jordanin Perëndimor. Në këtë zonë të pushtuar nga Izraeli, të premten u zhvilluan përleshjet më të ashpra, që prej 20 vjetësh.

Frika e një luft të re në rajon – Në Jordanin Perëndimor u zhvilluan përleshjet më të ashpra që prej 20 vjetësh

Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Afërt ka rritur frikën e një lufte të re në rajon. Në këtë konflikt kanë humbur jetën nga e hëna(10.05) në Rripin e Gazës, Jordanin Perëndimor dhe Izraelin të paktën 135 vetë, më shumë se 1000 vetë janë plagosur. Viktimat më të mëdha ndodhen mes palestinezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…