Banorët e fshatit të vogël Al-Araqeeb kanë bërë të ditur, të hënën, se vendbanimi i tyrë është shkatërruar për herë të 210 nga autoritetet e Tel Avivit, në një aksion që nga këto të fundit është cilësuar i karakterit ambiental.

Aziz Al-Turi, anëtari i Komitetit Lokal për Mbrotjen e kësaj zone e cila ndodhet në rajonin e Negevit, në jug të Izraelit, ka thënë se shtëpitë, të atilla çfarë ishin, do të ndërtohen sërish, “siç bëjnë çdoherë”, raporton agjencia turke e lajmeve Anadollu.

Për shkak të shkatërrimeve jashtëzakonisht të shpeshta, ndërtesat e banimit në këtë fshat bëhen kryesisht nga druri dhe teneqeja, e në ndonjë rast edhe materialet plastike.

Janë 22 familje që ishin duke jetuar këtu, deri në aksionin e fundit.

Hera e parafundit kur Al-Araqeeb u prish me “rrënjë” ishte kah mesi i nëntori, sipas Al-Turi. Shkatërrimi i parë ndodhi në korrik 2010.

Autoritetet izraelite nuk e njohin Al-Araqeebin dhe disa fshatra tjera të kësollojta beduinësh në rajonin e Negevit, duke refuzuar po ashtu të sigurojë shërbime publike për banorët, ndërsa që këta insistojnë të jetojnë këtu. Ata thonë se të parët e tyre i blenë këto prona në vitet e fundit të sundimit të Perandorisë Osmane në këtë zonë.

Autoritetet izraelitë nuk pranojnë asnjë dokument mbi prionësinë, që daton para themelimit të shtetit hebre dhe thonë se kjo pjesë duhet të mbillet me drunj dhe nuk është e paraparë të jetë zonë banimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

DW: Vazhdojnë protestat në Tiranë, kërkohet largimi i kryeministrit

Protestat në Tiranë vazhduan edhe të premten. Ndërkombëtarët mbështesin të drejtën e…

Ziadin Sela: Ata janë me aftësi të veçanta, ne jemi me ego të kufizuar!

Ziadin Sela / Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi…

Rrëfimi i Agim Murtezit nga Lipjani – Haga e kishte arrestuar gabimisht për krime lufte

Mëngjesi i 17 shkurtit të 2003-tes, ishte i pazakontë për Agim Murtezin…

Gratë udhëheqëse të Kosovës

Për herë të parë në Qeverinë e Kosovës do të ketë pesë…

Osmani për situatën në veri: Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke folur për situatën në veri të…