Izraeli nisi sulmet në Libanin jugor sot herët në mëngjes, teksa vazhdonte të godiste objektivat në Rripin e Gazës.

Sulmet erdhën pasi militantët nga Libani qëlluan rreth tre duzina raketa mbi Izraelin të enjten.

Për më tepër, raketat u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit jugor të premten herët në mëngjes, pas sulmeve izraelite atje.

Përleshjet janë përshkallëzuar këtë javë, pas sulmit të policisë izraelite brenda kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.

Dy vjet më parë, pretendimet mbi një operacion të policisë izraelite në Al-Aksa çuan në 11 ditë konflikt të hapur midis Izraelit dhe palestinezëve në Gaza.

Shpërthimi i fundit i raketave midis territorit libanez dhe Izraelit është një nga përshkallëzimet më të mëdha të dhunës përgjatë kufirit që kur forcat izraelite dhe forcat paraushtarake aleate me organizatën me bazë në Liban, Hezbollah, luftuan për 34 ditë më 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidentja Osmani në Austri bëri thirrje për liberalizim të vizave dhe diskutoi për potencialin e të rinjve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën  e vizitës zyrtare në Austri,…

Turqia nis operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë

Turqia dhe aleatët e tij rebelë sirianë kanë nisur operacionin e tyre…

Lavrov flet pas takimit me homologun ukrainas: Dakordësi vetëm për çështjet humanitare

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit që zhvilloi me homologu…

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë nga ndërkombëtarët që të kushtëzojnë Serbinë

Kosova edhe më tej po sfidohet me mungesë të informacioneve për varreza…

Video e Zidanit me pronarin e Almerias që po bën xhiron e botës

Një video e Zizu me Turki Al-Sheikh po bën xhiron e botës.…