Human Rights Watch i bën thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojë diskriminimin sistematik

Human Rights Watch ka akuzuar zyrtarët izraelitë për kryerjen e krimeve dhe veprimeve diskriminuese ndaj palestinezëve.

Në një raport të lëshuar grupi i avokatisë me bazë në Nju Jork u bë organi i parë i madh ndërkombëtar për të drejtat që ngriti akuza të tilla.  Ministria e Jashtme e Izraelit e ka hedhur poshtë raportin si “të pahijshëm dhe të rremë”. Autoritetet kanë akuzuar grupin ndërkombëtar për një axhendë anti-izraelite të gjatë dhe kryerjen e një fushate të vazhdueshme pa asnjë lidhje me faktet ose realitetin në terren.

T’iu mohosh miliona palestinezë të drejtat e tyre themelore, pa ndonjë justifikim të ligjshëm dhe vetëm sepse ata janë palestinezë dhe jo hebrenj, nuk është thjesht çështje e një okupimi abuziv,” ka bërë të ditur Kenneth Roth, drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka deklaruar se është urgjente që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë, duke përfshirë sigurimin që shtetet, organizatat dhe kompanitë e tyre nuk po kontribuojnë në asnjë mënyrë në zhvillimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Minoriteti arab i Izraelit përfshin pak më shumë se 20% të popullsisë së tij prej 9.3 milion, ndërsa të paktën 2.5 milion palestinezë jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, dhe 350,000 në Jeruzalemin Lindor të pushtuar po ashtu nga Izraeli.

Më shumë se 600,000 hebrenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor. Shumica e bashkësisë ndërkombëtare i konsideron vendbanimet ilegale sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli e kundërshton këtë.

Klan News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…