Qeveria italiane është duke përgatitur një shtrëngim të metejshëm të masave nisur edhe nga situate e infektimeve.
Vendimi I radhës për masat kufizuese do të merret të premten e ardhshme, kur do të komunikohet indeksi Rt , një nga treguesit për të vlerësuar rritjen e rasteve me Covid .
Nismat e para do të kishin të bënin me shtrëngimin e kushteve për marrjen e certifikatës së gjelbër dhe sektorin e lirë që do të mund të rezervohet vetëm për personat e vaksinuar .
Leja e gjelbër do të lëshohej, për kinematë, teatrot, stadiumet, baret dhe restorantet , vetëm për ata që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit dhe për ata të rikuperuar nga infeksioni për jo më shumë se gjashtë muaj.
Në këtë mënyrë do të përjashtohej futja në këto ambjente me tampon , përfshirë atë të shpejtë dhe molekular.
Nuk pritet të ketë ndryshime sa I takon akseseve në vendet e punës, me mundësine që cdokush të paraqese një test negative të 48 prëve të fundit në rast se dëshuron të mos bëjë vaksinën.
Situata e infeksioneve ndryshon nga rajoni në rajon, me disa zona të destinuara të kalojnë shumë shpejt në zonën e verdhë .
Kjo është arsyeja pse qeveria italiane po mendon për një model shtrëngimi të asaj që po ndodh në Austri ku të pavaksinuarit po izolohen gjithnje e më shumë.