Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin PO mes thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit.

Thatësira kërcënon më shumë se 30 për qind të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti.

Disa komuna tashmë kanë shpallur problemin me racionimin e ujit.

Moti i pazakontë i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë.

Disa degë të lumit Po janë tharë

“Gjendja e jashtëzakonshme synon të menaxhojë situatën aktuale me mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme”, tha qeveria italiane.

Në deklaratë thuhej se vendi mund të marrë masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.

Po është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh drejt lindjes për më shumë se 650 kilometra.

Fermerët në Luginën Po thonë se uji i kripur i detit po depërton tani në lumë, duke shkatërruar të korrat.

Kryeministri Mario Draghi vizitoi të hënën vargmalin Dolomites ku 13 persona janë zhdukur pas shembjes së një akullnaje. Ai tha se fatkeqësia ishte “pa dyshim” e lidhur me ngrohjen globale.

Të paktën shtatë persona vdiqën dhe tetë u lënduan në malin Marmolada, në një ortek të shkaktuar nga shembja e akullnajës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

ASH propozon disa masa për luftën kundër Koronës

Për shkak se situata e krijuar nga pandemia COVID 19 është situatë…

Flota ruse: Po kemi shtënë si paralajmërim në drejtim të luftanijes britanike

Flota detare ruse e Detit të Zi, së bashku me Shërbimin Kufitar…

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë – flet policia

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se…

Vdes edhe personi i dytë i tragjedisë së sotme në Lagjen e Spitalit

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të…

Hoxha i reagon Rexhepit: Politika është “sport” i rëndë

Sekretari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka reaguar në fajsbuk, pas deklaratave…