Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete 36 vjeçari nga Peja i cili ishte raportuar dje si i zhdukur nga bashkëshortja e tij.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq media lokale raportojnë se viktima është Baton Berisha. I riu Baton Berisha, rrjedhë nga një familje e njohur, shumë e arsimuar dhe e urtë nga Peja.

Babai dhe nëna e të ndjerit kanë shërbyer për dekada në arsim.

Ndryshe, i ndjeri Baton Berisha, është vëllau i moderatorës dhe gazetares së njohur kosovare, aktualisht Redaktore e programeve të mëngjesit në ‘RADIO 1’, Venera Berisha Morina. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…