Rregullohet statusi i ushtarëve profesionist që kanë kaluar të 45-tat. Sistemimi i tyre do të bëhet nëpër burgjet e vendit. Çdo ushtarë do të punësohet në burgun më të afërt nga adresa ku jeton.

Nga 1 nëntori, grupi i parë prej 97 ushtarëve profesionist të cilët kanë arritur kufirin e moshës në shërbimin ushtarak prej 45 vjet, fillojnë me angazhim në Qendrat ndëshkuese dhe përmirësues në vend. Karrierën e tyre do ta vazhdojnë si të punësuar në burgje – deklaroi Dragan Nikoliq, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes.

Angazhimi i tyre do të bëhet varësisht nevojave të burgjeve.

Burgjet tona gjithnjë kanë nevojë për të punësuar të rinj, pasi që çdo ditë dikush shkon në pension ndërsa dikush tërhiqet nga vendi i punës për arsye të ndryshme. Shpresoj që shpejt ta zgjidhim çështjen e sistemimit – u shpreh Jovica Stojanoviq, Drejtor i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve.

Sistemimi do të vlejë edhe për ushtarët tjerë të cilët gjatë vitit mbushin 45 vite dhe përfundojnë angazhimin ushtarak. Problemi i të sapo sistemuarve daton nga viti 2014./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden e përmend Kosovën në Britani, NATO-n e quan të shenjtë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Britanin të Madhe në fazën…

Kuvend, seancë për pyetjet e deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj seancën…

Ngrihen akuza kundër 11 personave për abuzime me dhënien e pasaportave

Prokuroria themelore publike në Shkup ngirit aktakuzë kundër 11 personave lidhur me…

Alarmon analisti i njohur : Virusi i politikës ka depërtuar edhe në Gjykatën Speciale

“Dorëheqja e gjyqtarit te z. Keith Raynor, personalisht me duket me hile…

Kamberi: Të vazhdojë lufta politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Në Luginën e Preshevës është duke votuar procesi i votimit për zgjedhjet…