Udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, është dënuar me shtatë vjet të tjera burg në dyshimin se ka kryer korrupsion.

Në një seancë gjyqësore të mbajtur me dyer të mbyllura në kryeqytetin Naypyitaw, Suu Kyi u shpall fajtore për pesë akuza për korrupsion, tha një burim i njohur me gjykimin.

Ishte një ndër gjykimet e fundit që janë ngritur kundër 77-vjeçares që kur qeveria e saj e zgjedhur u rrëzua nga ushtria e vendit të Azisë juglindore në fillim të vitit të kaluar.

Ajo tani përballet me gjithsej 33 vite prapa grilave, raporton skynews.

Të premten, ajo u shpall fajtore për dhënien me qira dhe të përdorimit të një helikopteri, ndërsa ajo ishte udhëheqëse e Mianmarit.

Suu Kyi dyshohet se ka abuzuar me pozitën e saj dhe i ka shkaktuar humbje financiare shtetit duke i dhënë leje Win Myat Aye, një anëtareje të kabinetit në qeverinë e saj, të punësojë njerëz për të mirëmbajtur një aeroplan.

Një zyrtar ligjor tha se Suu Kyi mori dënime prej tre vjetësh për secilën nga katër akuzat, që do të kryhen njëkohësisht, dhe katër vjet për akuzën në lidhje me blerjen e helikopterit, për një total prej shtatë vjetësh. Win Myat Aye mori të njëjtat dënime.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe ishte urdhëruar më parë të vuante gjithsej 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për një sërë veprash – të cilat ajo i ka mohuar.

Suu Kyi udhëhoqi Mianmarin për pesë vjet pasi i dha fund sundimit 49-vjeçar të ushtrisë në vitin 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Debati në Parlamentin Evropian: BE-ja ftohet t’i mbajë premtimet ndaj Kosovës

Në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme është zhvilluar të…

Të shtëna në Shkup! Pas sulmit fizik, 28-vjeçari qëlloi me armë drejt një personi

Miniatria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në…

Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

Një e mitur është zhdukur që nga dita e premte në “Lagjen…

Sekretarja e Jashtme britanike: Lufta në Ukrainë, do të jetë fillimi i fundit të Putinit

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë për Sky News se…

Ambasadori ukrainas – Gjermanisë: Mos i strehoni rusët që ikin nga mobilizimi ushtarak

Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i ka kërkuar…