Hamish De Bretton-Gordon, ish-shef i njësisë ushtarake britanike për armë kimike, ka thënë për Sky News se nuk mund të supozohet që Vladimir Putin nuk do të fillojë një lloj të sulmit bërthamor dhe se kjo do të mund të kryhet në disa mënyra.

“Do të ishte e pabesueshme që Putin të përdorë armë taktike bërthamore. Megjithatë, Putin po vazhdon ta bëjë të pabesueshmen”, shtoi ai.

“Mendoj që nuk mund të supozojmë se do të përdor këtë lloj të armës. Përndryshe, emëroi Sergei Surovikinin gjeneral Armagedonin, aktivitetet e të cilit i kam përcjell viteve të fundit në Siri”, shtoi Bretton-Gordon.

Ushtaraku britanik ka theksuar se edhe pse do të ishte çmendur që Moska të përdorë armë bërthamore dhe biologjike – “një gjë të tillë duhet trajtuar me seriozitet”.

“Tregimi i fundit për bombat e pista është vërtetë temë e rëndësishme me të cilën duhet të ballafaqohemi, pasi që Putin ka thënë se do t’i fikë dritat dhe të shkyçë ngrohjen në Ukrainë, e të gjitha sulmet e fundit çojnë drejt atyre gjurmëve. Ai po humb dhe këtë nuk po e pranon, kjo më brengosë”, tha ndër tjera Bretton-Gordon.

“Mendoj se kërcënimi më i madh është fikja e energjisë elektrike dhe e centraleve bërthamore, gjë që Putin është zotuar se do ta bëjë. E për ta bërë këtë, duhet ta hedhë në erë apo t’i vë zjarrin”, tha për fund ushtaraku britanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Putin në nivelin më të ulët historik të mbështetjes publike

Përqindja e rusëve që mbështesin aktivitetin e presidentit Vladimir Putin ka rënë…

Arrestohet zyrtari në Pejë, dyshohet se iu dha dokumente të Kosovës kundërligjshëm dy personave

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim të…

Pasojat e luftës ruso-ukrainase i vuajnë civilët

Eksod masiv nga Ukraina. Rusët nuk tërheqin dot para nga bankat Me…

Dritan Abazoviq përjashton nga qeveria ministren serbe

Mediat dhe shoqëria civile e kanë sulmuar shqiptarin Dritan Abazoviç si njeriun…

Borrell: Marrëveshja për personat e zhdukur që u arrit dje, hapi i parë i Ohrit

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja për tekstin…