Presidenti në largim i Brazilit, Jair Bolsonaro, është përshëndetur të premten me ndjekësit e tij.
Përmes një lidhje direkte në rrjete sociale, ai iu tha përkrahësve të tij se bota nuk përfundon më 1 janar.
“Ne kemi një të ardhme përpara. Betejat i kemi humbur, por nuk do ta humbin luftën”, tha Bolsonaro.
Ai nuk tregoi nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të zgjedhur Luiz Inacio Lula da Silva të dielën, shkruan “News Wires”.
Në tetor Lula fitoi zgjedhjet me 50.9 përqind të votave, kurse Bolsonaro me 49.1 përqind.