Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, tha sot se Serbia në Kosovë ka një trashëgimi historike dhe qytetarë të kombësisë serbe që duhet t’i mbrojë, por që nga viti 1999 nuk ka pasur integritet dhe sovranitet territorial atje.

“Në vitin 1999 në Kumanovë ne praktikisht nënshkruam kapitullimin, me të cilin humbëm integritetin dhe sovranitetin tonë territorial në Kosovë. Me tërheqjen e ushtrisë dhe policisë, ne e humbëm atë”, tha, ish-kryetari i Partisë Demokratike (DS).

Siç raportojnë mediat serbe, Shutanovac ka deklaruar se Serbia në atë luftë ka humbur një pjesë të territorit të saj, e cila është bërë çmendurisht, dhe se prej atëherë nuk e ka kontrolluar. Ai ka vlerësuar se para asaj lufte është dashur të diskutohet se çfarë do të bëhet në rast të humbjes.

“Thuhet se nëse ne tani e nënshkruajmë marrëveshjen (propozimi franko-gjerman) që nuk kërkon njohjen e Kosovës së pavarur, do të humbasim sovranitetin tonë territorial. Dhe, ku është sovraniteti ynë territorial, nëse patriarku ynë (i Kishës Ortodokse Serbe) nuk mund të shkojë në Kosovë?”, pyeti Shutanovac.

Ai vlerësoi se propozimi franko-gjerman duhet të plotësohet dhe të diskutohet për çështje thelbësore, siç janë: statusi i kishave, manastireve e pasurive kulturore dhe historike serbe.

“Unë pres që në negociata të fitohet një status special për ta. Për mua është e rëndësishme se si të sillemi ndaj pronës (në Kosovë) të shtetit të Serbisë, kompanive të caktuara dhe individëve privatë. Unë mendoj se duhet të negociohet një status special për të gjitha enklavat dhe serbët që nuk kanë mundësi të kenë një polici (nacionale) të përzier”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sot caktohet data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Konferenca e krerëve të grupeve parlamentare do të vendosë sot për mbajtjen…

Kurti lëshon seancën e Kuvendit, thotë se mund të kthehet në orën 22:00 dhe të diskutojë deri në mëngjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar seancën e Kuvendit në orën…

Gençovska: Në çështjen me Maqedoninë e Veriut, Bullgaria arriti t’i ruaj interesat kombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka festuar Ditën e Shërbimit Diplomatik…

Kurti: Nuk mund të vij as sonte

Lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka bërë të ditur se sot…

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, ka të lënduar

Autoritetet turke kanë evakuuar banorët në jug të Turqisë, ndërsa një zjarr…