Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është shpallur i pafajshëm pas akuzave për korrupsion një ditë pas arrestimit të tij që shkaktoi protesta të dhunshme kombëtare.

Deri më tani janë arrestuar 1000 persona, ndërsa tetë qytetarë kanë ndërruar jetë. Khan u paraqit në gjykatë me masa të rrepta sigurie, për të pritur përfundimin e hetimeve, që shkaktuan shumë trazira.

Arrestimi i ish-liderit shtoi tensionet mes mbështetësve dhe ushtrisë në një periudhë krize ekonomike.

Dhjetëra oficerë sigurie larguan nga ambientet e gjykatës disa persona që u munduan të shkaktonin problem, gjatë kohës që zhvillohej seanca.

Mbështetësit e tij argumentojnë se qeveria aktuale dëshiron ta ndalojë atë të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në tetor.

Që pas paraqitjes së padisë, se shiti në mënyrë të paligjshme dhuratat shtetërore gjatë mandatit si kryeministër, ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Mbështetësit e Khan shkatërruan ambiente të ndryshme, ndërsa policia përdori kontejnerë transporti për të bllokuar rrugët për në vendin ku Imran Khan po dilte para një gjykatësi. Bombolat e gazit lotsjellës u hodhën drejt turmës menjëherë pasi ata filluan të mblidheshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Abazoviç me Biden për antikorrupsionin në Ballkan

Të shpëtohet rajoni nga ndikimi rus dhe kinez Kryeministri malazez në detyrë…

Gjendet i lidhur me litarë një person në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë

Policia bën të ditur se dje një person ishte gjetur i lidhur…

Kasami: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 12 prill

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, i ftuar…

Arrestohet me drogë 61 vjeçari nga Gostivari

Një 61 vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi tek ai janë gjetur…

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar një bombardues rus në afërsi të Bakhmutit

Mbrojtja kundërajrore e ushtrisë ukrainase ka arritur të rrëzojë një bombardues rus…