Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq ka thënë se zëvendësimi i targave “KS” nga autoritetet e Kosovës ishte “pjesë e marrëveshjes” që (Aleksandër) Vuçiq nënshkroi me autoritetet e Kosovës, pesë vjet më parë.

Kështu, siç ka vlerësuar ai, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, gjithçka që po ndodh tani është “pasojë e politikës së Vuçiqit”.

Zhivkoviq, i cili është edhe ish-kryetar i Partisë së Re, i tha Danas se “çdo surprizë e autoriteteve në Beograd” në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe konfiskimin e targave të “KS” në kalimet me Serbinë, “mund të nënkuptojë vetëm se pas pesë vjetësh, Vuçiq e kuptoi se kishte bërë një gabim kur nënshkroi dokumentin” dhe se ishte “vetëm faji i tij”.

Ai vlerësoi se sesioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u thirr urgjentisht nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me situatën në veri të Kosovës, “është vetëm një farsë tjetër dhe një tregues se Vuçiq e kuptoi se ai bëri një gabim duke nënshkruar një marrëveshje pesë vjet më parë, dispozitat e së cilës tani po hyjnë në fuqi”.

Reagimi i tij vjen pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga e hëna të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Dokumenti është nënshkruar po të hënën, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Si rezultat i kësaj, në orët e mëngjesit të së hënës janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…