Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë së listat e veteranëve duhet të pastrohen, pasi sipas tij, pjesë e tyre janë edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë.

Bici ka deklaruar se si komandant i ka pasur 250 ushtarë të armatosur në menaxhim, ndërsa pas luftës, si veteranë janë regjistruar 600.

E kjo ka thënë se është bërë pa nënshkrimin e tij. Ndaj, sipas tij, Komisioni Qeveritar do të duhej të vërtetonte se kush ka qenë veteran e kush jo.

Deklaratën e tij të cilën e ka dhënë në KTV e ka shpërndarë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të premten.

“Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, ka thënë Bici, ish-komandant i Batalionit të parë të Brigadës 142, Zona Operative e Shalës së UÇK-së.

Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në Projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të martën.

Në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në këtë projektligj, kanë mbajtur protestë të enjten para Kuvendit.

Por, ekzekutivi pretendon se listat janë të fyera e rrjedhimisht pensionet do të rriten pasi ato të pastrohen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

The New York Times shkruan për “Njësinë 29155”, grupin sekret rus që po kërkon të destabilizojë Evropën

Së pari erdhi një fushatë destabilizimi në Moldavi, e ndjekur nga helmimi…

Rusia mund të përgatitet për një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë deri në janar, thotë Ukraina

Rusia ka grumbulluar më shumë se 94 mijë trupa pranë kufijve të…

Nishani: Humbësi i 4 zgjedhjeve po mban peng PD-në

Nga Bujar Nishani/ Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe…

Janeva do të japë dëshmi para Ruskovskës

Ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva ditën e martë pritet që të jep…

Protestuesit e zemëruar përleshen me policinë në Britani

Qindra protestues të zemëruar u përlplasën këtë të shtunë me policinë britanike.…