Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, ka deklaruar se Rusia dëshiron të gjej një zgjidhje përmes negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Schroeder, mik i afërt i presidentit rus Vladimir Putin, theksoi se marrëveshja e muajit të kaluar për drithërat, mund të ofrojë gjasa për një gjë të tillë.

“Lajm i mirë është se Kremlini dëshiron të gjej një zgjidhje përmes negociatave”, tha Schroeder gjatë një interviste dhënë për RTL/ntv – duke pranuar se javën e kaluar është takuar me Putinin në Moskë.

“Suksesi i parë është marrëveshja për grurin, ndoshta mund të lëvizin gjërat ngadalë, por mund të ndodhë armëpushimi”, shtoi ish-kancelari gjerman.

Megjithatë, Schroeder pranoi se zgjidhja për probleme kritike siç është aneksimi i Krimesë do të kërkojë kohë – “ndoshta jo për 99 vite, sikurse Hong Kongu, por në gjeneratën e ardhshme”.

Ish-lideri gjerman ka kritikuar luftën në Ukrainë, por ka refuzuar të dënojë veprimet e Putinit – që akoma e konsideron mik të ngushtë.

Ai është kritikuar ashpër në Gjermani për qëndrimet e tij, dhe vazhdimisht i është bërë thirrje që të distancohet nga Rusia dhe Putini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Ish-republika sovjetike ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, sipas Air Moldova. Kjo…

Sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, adoleshentja me shumë armë vrau tre fëmijë dhe tre të rritur – u qëllua edhe ajo nga policia

Një grua sulmoi dhe qëlloi për vdekje tre fëmijë dhe tre të…

Arrestohen dy persona në Shkup, kanë vjedhur energji elektrike për bitcoin

Policët e Departamentit për Çështje Kriminale në Kisella Vodë, pas marrjes së…

Ukraina identifikon 600 rusë të dyshuar për krime lufte

Kryeprokurorja e Kievit, tha se Ukraina ka identifikuar 600 rusë të dyshuar…

Raporti i Këshillit të Prokurorëve për Janevën mbërrin në Kuvend

Sot herët në mëngjes ka mbërritur në Kuvend raporti i Këshilli të…