Joshua Schulte, ish-hakeri që punoi për CIA-n amerikane, është shpallur fajtor për “rrjedhjen” e një sërë informacionesh sekrete për WikeLeaks, përkatësisht kësaj ueb-faqe i kishte ofruar “vegla” hakimi dhe njihet me nofkën si Vault 7.

Ai gjatë gjykimit ka mohuar pretendimet se ka lidhje me këtë. Megjithatë është akuzuar se WikiLeaksit i ka shitur 8.761 dokumente nga viti 2017, në të cilat u zbulua se si ky Shërbim Sekret hakoi telefonat jashtë SHBA-ve dhe i shndërronte në pajisje përgjimi, transmeton Telegrafi.

Gjykatësit gjatë procesit gjyqësor theksuan se bëhet fjalë për një prej “rrjedhjeve” më të rënda të të dhënave të Shërbimit Sekret në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Schulte i cili është mbrojtur vet në gjyqin e Manhattin, rrezikon të kalojë shumë vite prapa grilave dhe po ballafaqohet tani me një proces tjetër të ri gjyqësor – atë për posedim të pornografisë me fëmijë dhe keqpërdorimin e tyre.

Ai ishte pranuar në CIA në vitin 2010. Shpejt ishte ngritur në karrierë dhe të gjitha kontrollet e sigurisë i kishte kaluar, duke arritur të punësohet në selinë kryesore të agjencisë në Lengley, Virginia.

Detyra e tij kryesore ishte të krijoj një pako të programeve për hakimin e kompjuterëve, iPhone, telefonave tjerë Android e televizorëve të mençur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koronavirusi / Pentagoni vendoset në karantinë

Ndërtesa e Pentagonit është vendosur në karantinë, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes i…

Vuçiq: Në vitin 2013 ndërkombëtarët më kërkuan që 2/3 e policëve në veri të jenë shqiptarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndërkombëtarët në vitin 2013,…

Ukrainë-Legjioni ndërkombëtar tashmë është krijuar dhe po mbron Kievin

Rada supreme e Ukrainës ka njoftuar në kanalin e saj në Telegram…

Rusët pretendojnë se kanë vrarë pesë ushtarë ukrainas që tentuan ta ngritin flamurin në Ishullin e Gjarprit

Ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se ka vrarë ushtarët ukrainas që tentuan…

Jugokoreanët votojnë me maska dhe doreza

Koreja Jugore ka mbajtur zgjedhje sikurse asnjë shtet tjetër. Votuesit kanë vendosur…