Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për 5 vjetorin e vrasjes dhe tradhtisë që iu bë “Grupit të Kumanovës”.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se ky grup u tradhtua.

Ai thotë se ata u thirrën në Maqedoni kinse që tu ndihmojnë popullatës shqiptare atje, e në anën tjetër u bënë kurth dhe i vranë.

Kurthi i çeltikë siç e quan Miftari, u bë nga Nikolla Gruevski, Jankullovskes, Mijalkovit si dhe u tradhtuan nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.

Më poshtë postimi i Miftari:

Mos ti harrojm djemt tan luftarët e trojeve tona

I kishin thirr vetëm ti vrisnin si shumë luftëtar të tjerë, kinse për ndihmë popullatës shqiptare në Maqedoni, por ajo ishte një tradhti, një kurthë e çeliktë ishte ngritur, që pushteti pro ruso-serb i Nikolla Gruevskit, Jankullovskes, Mijalkovit ta fitonin edhe për dekada pushtetin dhe ta jetësonin gazsjellësin rus në Ballkan.

Por, ushtarët e UÇK-së nuk lejuan të befasohen e të vriten në gjumë e në prita, siç u vranë, komandant Teli, komandant Kushtrimi (Harun Aliu) apo si dëshmorët e Brodecit…. këta luftëtar të UÇK- edhe pse pa armë dhe municione luftuan tri ditë vetë, disa dhjetëra luftuan kundër mijëra vetave të njësive komando të ushtrisë dhe policisë maqedonase, e cila kishte kërkuar ndihmë dhe përforcime dhe logjistikë teknike nga shteti serb, si municione, dron ushtarak dhe njerëz të sigurimit Serb.

Dhjetë ushtarë tanë u vranë, disa u pushkatuan pa gjygj nga shteti fashist Maqedon pas dorëzimit dhe fjalës të Ali Ahmeti dhe Artan Grubit, që ju dhanë luftëtarëve se dorëzimi do të bëhet nëpërmjet OSBE-së, çka ishte tradhtia e dytë.

Sot këta luftëtar shumica janë të dënuar me burgim të përjetshëm në proces gjyqësor, policia e cila së bashku me gjykatën do ta dënonte edhe Nënën Terezë si terroriste shqiptare pa u rigjykuar këta luftëtar tanë nga fillimi në një rigjykim fer dhe neutral, ku çdo gjykatë neutrale do ti lironte nga akuzat e terrorizmit pasi këta vetëm kishin mbrojtur jetën e tyre nga vrasja, nuk kishin sulmuar askend kurrë nuk dot ketë paqe dhe as stabilitet në Maqedoni./Bota Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…